Home / Lajme / Kronika e zezë / 15 vjeçarja nga Gostivari ndërron jetë në automjetin e urgjencës

15 vjeçarja nga Gostivari ndërron jetë në automjetin e urgjencës

Me autopsinë do të konstatohet shkaku i vdekjes së vajzës 15 vjeçare e fshatit Gunovicë e Poshtme, e cila të dielën në mëngjes nga Gostivari është dërguar për intervenim në Qendrën Urgjente në Shkup,

Vajza ka pasur dhimbje të barkut, ndërkaq pas dhënies së ndihmës mjekësore në Qendrën Urgjente të Gostivarit, ajo menjëherë është ridërguar për në Shkup, pasi që ka qenë me funksion të zvogëluar të organeve vitale  dhe më seriozisht i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, kumtojnë nga MPB.

Vajza a ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërkaq në Qendrën Urgjente të Shkupit është konstatuar vdekja, pa shenja të dhunës, thuhet në buletinin e MPB-së.

Nga Qendra Urgjente e Shkupit thonë se ata vetëm e kanë konstatuar vdekjen e vajzës dhe për shkak të dispozitave ligjore, trupi i saj është dërguar në autopsi mjeko-gjyqësore, për t’u konstatuar shkaqet e vdekjes.

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *