Home / Lajme / Kronika e zezë / 22 vjeçari plagoset me armë zjarri

22 vjeçari plagoset me armë zjarri

Plagoset me armë zjarri një person në Shkodër në një kompleks pishinash. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.00 të pasdites së sotme, në lagjen “Bahçallëk”.

Më konkretisht në bregun e lumit Buna gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë Ranko Th., 22 vjeç, banues lagjen “Fahri Ramadani”, Shkodër.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Shkodrës, ku pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit.

Policia thotë se nga hetimet paraprake ngjarja nuk ka lidhje me procesin zgjedhor.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *