Home / Lajme / Maqedoni / 39 ish deputet përfituan apanazh – (VIDEO)

39 ish deputet përfituan apanazh – (VIDEO)

Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot’i shqyrtoi  kërkesat për apanazh të 39 deputetëve. Ligji për pagë dhe kompensime tjera të deputetëve në Kuvend parashikon që një deputet të mund të realizojë pagë edhe pas ndërprerjes së mandatit deri në një vit, edhe atë tre muaj nëse mandati i deputetit ka zgjatur deri në gjashtë muaj, gjatë muaj nëse mandati i deputetit ka zgjatur prej gjashtë muaj e një ditë deri në një vit, nëntë muaj nëse mandati i deputetit ka zgjatur deri në 12 muaj e një ditë deri në 24 muaj dhe 12 muaj nëse mandati i deputetit ka zgjatur 24 muaj e një ditë dhe më shumë. Gjithashtu, me ligjin parashikohet që një deputet të mund të realizojë pagë deri në një vit e gjysëm, nëse në atë kohë ka të drejtë për pension të moshës.

Gjatë realizimit të kësaj të drejte, deputeti nuk ka të drejtë në të ardhura tjera personale dhe kompensime të shpenzimeve. E drejta e apanazhit mund të ndërpritet nëse ish­deputeti merr të drejtë të pensionit, kur ai do të kërkojë, kur do të punësohet dhe do të zgjidhet ose emërohet në një funksion tjetër në bazë të së cilës realizon pagë. Kjo e drejtë mund të ndërpritet nëse personat janë të dënuar për vepra penale kundër shtetit ose për vepra penale të bëra nga lakmia. Apanazhi është në vlerë të pagës së deputetëve dhe e paguan Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Ish­ deputetët do të kenë të drejtë dhe kompensim edhe  gjatë pushimit vjetor.

 

 

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *