Home / Lajme / Kronika e zezë / 45 vjeçari gjendet i varur në pemë

45 vjeçari gjendet i varur në pemë

Një person i ka dhënë fund jetës në mënyrë të dhimbshme, pranë banesës së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Çengelaj të Peqinit.

A.Ç., rreth 45 vjeç, është gjetur i pajetë pasditen e së premtes i varur, në një pemë fiku, mbas shtëpisë.

 

 

Nga hetimet paraprake dyshohet se ai është vetëvarur, pasi prej kohësh vuante nga probleme mendore.

Policia thotë se akti i rëndë është kryer në gjendje të rënduar psikologjike, në kushtet e depresionit.

Ndërkohë nga këqyrja e kufomës nuk u konstatuan shenja dhune. Për ndjekje të mëtejshme materialet i’u referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *