Home / Kryesoret / LAGJET E TETOVËS PROBLEME ME KANALIZIMIN – (VIDEO)

LAGJET E TETOVËS PROBLEME ME KANALIZIMIN – (VIDEO)

Çdo herë kur ka rreshje të shiut paraqitet problem i kanalizimit atmosferik.  Në shumë lagje të Tetovës problemi me kanalizimin atmosferik është evident, e tillë është edhe lagjeja e Çarshisë së Epërme në të cilën ky problem sipas asaj që rrëfejnë banorët ka dy javë që është shfaqur dhe askush nuk ka ndërmarrë kurëfar masash, transmeton Televizioni Koha.

Banorët të cilët nuk deshën që të prononcohen para kamerës megjithatë thonë se gati për dy javë të tëra uji del në sipërfaqe nga puesta e kanalizimit, ka raste kur ky ujë që del nga kanalizimi edhe kundërmon erë të keqe që nënkupton se mund të mos bëhet fjalë për ujë të kanalizimit atmosferik por ndoshta për ujëra të kanalizimit fekal që rrezikojnë të përhapin edhe ndonjë sëmundje infektuese, se nga vjen ky uji dhe pse del në sipërfaqe banorët ende nuk kanë një përgjigje, këtë sipas tyre duhet që ta dijë ndërmarrja publike komunale Tetova-Tetovë të cilët duhet që të vijnë këtu dhe të ndërmarrin masa për rregullimin e kanalizimit në këtë pjesë të Tetovës, të ndërrojnë gypin nëse është ky shkaku, pasiqë ky ujë që me jave rrjedh nëpër rrugët e kësaj lagje krahas asajë që shkakton mjaft vështirësi në qarkullimin e lire të komunikacionit gjithashtu dëmton, begatonat dhe asfaltin, përcjell Televizioni Koha.

Situata edhe më tej vështirësohet kur kemi të reshura të shiut atëherë kur sasia e ujit edhe rritet thonë banorët andaj ata apelojnë deri tek institutcionet kompetente që urgjentisht të ndërmarrin masa për rregullimin e kanalizimit në këtë lagje të Tetovës. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *