Home / Kryesoret / Banorët e fshatit Poroj kanë nevojë për ujë të pishëm

Banorët e fshatit Poroj kanë nevojë për ujë të pishëm

Pas daljes nga shrati i lumit të fshatit Poroj që shkaktoi edhe vërshime në këtë fshat dhe në fshatin Trebosh, që për pasojë dëmtoi edhe rrjetin e ujësjellësit të fshatit Poroj , bllokoi rrugën magjistrale Tetovë-Jazhincë e cila edhe gjatë ditës së sotme vazhdon të jetë e bllokuar si pasojë e prurjeve të mëdha të dheut, dhe baltës. Përveç kësaj vërshimet e ditës së djeshme kanë dëmtuar edhe një urrë në fshatin Poroj e cila ishte riparuar pas vërshimeve të dy viteve më parë si dhe shumë të mbjella gjegjësisht kultura bujqësore, transmeton Televizioni Koha.

Banorët e fshatit Poroj pas vërshimeve të ditës së djeshme ajo për të cilën më së shumti kanë nevojë është uji i pijshëm, për shkak të dëmtimit të rrjetit të ujëshjellësit gjatë ditës së djeshme shumica e banorëve të këtij fshati kanë ngelur pa ujë të pijshëm, sipas banorëve për Televizionin Koha thanë se deri më tash askush nuk ju ka ardhur në ndihmë, as që i kanë vizituar, dhe ata janë tejet të revoltuar për këtë gjendje, apeli i tyre është që sa më shpejtë të ju sigurohet uji i pijshëm, të pastrohet në tërësi rruga, si dhe të vlerësohen dëmet që kanë pësuar në të mbjellat e tyre bujqsore. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *