Home / Kryesoret / PROKURORIA, NIS HETIMET PËR 27 PRILLIN – (VIDEO)

PROKURORIA, NIS HETIMET PËR 27 PRILLIN – (VIDEO)

Prokuroria Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka nisur procedurën para-hetimore për ngjarjen e dhunshme në 27 prill në Kuvend. Gjatë ditës në pyetje janë marrë pjesëtar të policisë dhe pjesëtarë të sigurimit të Kuvendit. Paraprakisht janë siguruar edhe dëshmitë materiale, shkresat dhe janë lexuar dëshmitë e deputetëve.

 

 

Të gjithë personat do të ftohen pavarësisht statusit të tyre privat, shoqëror apo edhe zyrtarë. Kushti i vetëm është: nëse për persona të caktuar ka fakte se të njëjti mund të ndihmojnë në këtë fazë hetimi për të dhënë informacione dhe për të vërtetuar rrethanat në lidhje me ngjarjen e 27 prillit”, thonë nga Prokuroria për Krim të Organizuar, transmeton Televizioni Koha.

Bëhet e ditur se  Prokuroria për Krim të Organizuar akoma nuk ka ftuar deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët dyshohet se hapën dyert e Kuvendit për protestuesit e dhunshëm. Kërsto Mukoski dhe Sashe Vasilevski nuk u ftuan më herët as nga Prokuroria Publike. Organi i akuzës ka marr për bazë edhe raportin e Kontrollit të Brendshëm pranë MPB-së. Mësohet që edhe ish drejtori i Byrosë së Sigurimit Publik Mitko ­ Çavkov do të ftohet në Prokurori në fillim të muajit korrik. Në fund të muajit maj Prokuroria Publike njoftoi se në hetimet për ngjarjet e 27 prillit është konstatuar se ka elemente të krimit të organizuar. Për këtë ky organ kërkoi që në hetim të përfshihet Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Para se lënda të kalojë nga njëri organ në tjetrin, Prokuroria Publike kishte ngritur nëntë akuza për pjesëmarrje në turmë që krye vepër penale dhe dy për tentim vrasje ndaj deputetit Ziadin Sela. Nëntë të akuzuarit për dhunë, nga Gjykata Themelore Shkupi 1 u dënuan me kusht, ndërsa Prokuroria Publike apeloi vendimin gjyqësor. Gjykata e Apelit duhet të vendos nëse do të ketë gjykim të ri ose jo. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *