Home / Shëndeti / A ka bimë që zhdukin kancerin në disa orë?

A ka bimë që zhdukin kancerin në disa orë?

Ju me siguri keni lexuar lajme te llojit: “Zbulohet bima qe zhduk kancerin per 16 ore”, ….24 ore….48 ore….Pse nuk ka bime te tilla? Le te themi disa gjera se si eshte e verteta e lajmeve boombastike.

Bimet me perberes antikancer jane te shumta, ato jane dhjetera e qindra. Qe bime te tilla vrasin qelizat kanceroze, edhe kjo eshte e sigurt dhe ketu nuk ka asgje per te dyshuar ne lajmet qe shpallen nga laboratoret kerkimore-shkencore. Por……..nese do te ekzistonte nje bime e vetme qe zhduk kancerin ne 1 dite, kanceri thjesht nuk do te ekzistonte. Ndersa realisht ai eshte shkaku i trete me i madh i vdekjeve ne bote.

Ne trupin tone cdo dite formohen qeliza anormale dhe sistemi yne imunitar cdo dite i shkaterron keto qeliza. Cdo dite ne organizem krijohen dhe vdesin shume qeliza kanceroze dhe kjo eshte nje beteje e perditshme. Por kanceri eshte dicka tjeter nga qelizat kanceroze. Behet fjale per organizim te tyre dhe kjo ndodh gradualisht, ndersa numri i qelizave kanceroze qe krijohen, eshte me i madh sesa i atyre qe organizmi arrin te zhduke. Ndersa dite pas dite trupi e humbet betejen me qelizat kanceroze, kanceri shfaqet. Por kjo merr nje kohe te gjate qe shkon nga disa muaj, ne disa vjet. Kanceri nuk eshte krijuar brenda dites dhe per kete arsye, as nuk mund te shkaterrohet brenda dites.

Ushqimet dhe bimet me cilesi anti-kancer, qe shkaktojne apoptozen (vetevrasjen e qelizave te kancerit) por edhe vrasjen e tyre te drejtperdrejte duke i helmuar, ndihmojne organizmin te luftoje me mire. Keta jane aleate natyrale, por lufta me kancerin nuk fitohet brenda nje nate, sepse ai nuk eshte krijuar brenda nje dite. Kanceri eshte rrjedhoje e nje bilanci te prishur ne organizem, shume gjera nuk shkojne si duhet per nje kohe te gjate. Kanceri eshte nje reagim ndaj gjithckaje te gabuar qe kerkon shume durim dhe kohe te ndreqet. Sa me serioze gjendja, me te shumta jane masat dhe mjetet qe duhen marre per te fituar betejen. Beteja ndaj kancerit kerkon nje program kompleks qe mbeshtetet me shume aleate natyrore dhe jo tek nje bime e vetme cudiberese.

Lajme te tilla as me shume dhe as me pak, bejne qe njerezit te humbasin besimin tek ilacet e natyres. Sepse cfare mund te mendoje dikush qe ka pire caj pelini dhe ka pare qe kanceri nuk iu zhduk per 16 ore? Ose dikush qe ka marre rrenjen e radhiqes dhe kupton se kanceri nuk ka shkuar pas 48 oresh? Humbja e besimit eshte shume e rende, sepse i largon njerezit nga medicina natyrore, i ben pesimiste dhe u heq kurajen. Jo njerez! Kanceri nuk iken me shkop magjik. Duhet shume pune dhe besim per ta shkulur te keqen. Ama, njeriu qe ka sheruar veten nga kanceri, ka zbuluar vlera te reja e te medha njerezore

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *