Home / Lajme / Maqedoni / A po hetohen nga PSP-ja, Bujar Osmani dhe Artan Grubi? (Cicërimë)

A po hetohen nga PSP-ja, Bujar Osmani dhe Artan Grubi? (Cicërimë)

Në profilin e tij në rrjetin social Twitter, Cvetin Chilimanov, gazetar mbështetës i OBRM-PDUKM-së, ka publikuar dokumente ku përmenden emrat e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, të jenë të përfshirë në hetimet e PSP-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas dokumenteve, Prokuroria Speciale Publike ka kërkuar të dhëna për Artan Grubin dhe një numër personash tjerë me të njëjtin mbiemër, që besohet se janë familjar të tij. Të njëjtën gjë PSP-ja e ka bërë edhe për Bujar Osmanin dhe një numër personash me të njëjtin mbiemër, gjithashtu besohet se janë familjar të tij.

Në dokument nuk shihet data e dorëzimit të kërkesës dhe institucioni ku PSP-ja i ka kërkuar të dhënat për personat e lartëpërmendur./Telegrafi/

View image on Twitter

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *