Home / Lajme / Maqedoni / Ademi-Reka: Maqedonia dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë për interesat e përbashkëta

Ademi-Reka: Maqedonia dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë për interesat e përbashkëta

Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi, realizoi takim pune me ambasadorin e Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë, Fatos Reka, transmeton Gazeta Express.

Në këtë takim, ministri Ademi theksoi që Qeveria e Republikës së Maqedonisë i jep një peshë politike në marrëdhëniet me diasporën dhe kjo tregon shumë që dëshira është po aq e madhe për të integruar diasporën.

Gjithashtu theksoi që diaspora është ngritur në nivel të lartë politik dhe vënia e themeleve për bashkëpunim të përbashkët është shtylla kryesore për të forcuar bashkëpunimin. Ministri Ademi shprehu mirënjohje për përkrahjen dhe mbështetjen e Shqipërisë ndaj Maqedonisë dhe se është i hapur për bashkëpunim të mëtejshëm në fusha me interes të përbashkët.

Ambasadori Reka ka bindje që Republika e Maqedonisë me Republikën e Shqipërisë të avancojë bashkërisht ngaqë kanë shumë gjëra të përbashkëta dhe se rezultati do të tregohet dobiprurëse, sepse bashkëpunimi nuk do të mungojë. Po ashtu shprehu  që ministri Ademi ka vizion të qartë për diasporën dhe dëshira për t’i ndihmuar diasporës është shumë e rëndësishme dhe element kryesor./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *