Home / Kryesoret / Adili ka një porosi për liderët partiak

Adili ka një porosi për liderët partiak

Zulfi Adili – Qufa nga Uniteti, tani tani më edhe i emëruar si Sekretarë Shtetërorë në Ministrinë e Drejtësisë, në një intervistë ekskluzive për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal fletë si u formua Aleanca për Shqiptarët, madje si u përball ajo me sfidën e parë elektorale të pabarabartë, si tani po pëballet me sfidën e reformës së shumënevojshme, dhe se si ajo tani e tutje ka më shumë përgjegjësin e saj.

 

Adili madje u kërkon lidërëve të LR-PDSH-së, z.Ziadin Selës, të UNITETIT, z.Gëzim Ostrenit dhe RDK-së, z.Vesel Memedit ti’a sqarojne pozicionet e tyre opinionit.

Zhurnal: z. Adili, në opinion qarkullojnë informata të ndryshme në lidhje me Aleancën për Shqiptarët. Çfarë po ndodh në të vërtetë?

z. Adili: Aleanca për shqiptarët u krijua si nevojë e bashkimit të energjisë opozitare. Këtë bashkim e kërkonte populli shqiptar. Kjo aleancë u përball me sfidën e parë elektorale të pabarabartë dhe tani po pëballet me sfidën e reformës së shumënevoshme. Aleanca u themelua për të përmirsuar gjendjen e shqiptareve në Maqedoni, Aleanca për Shqiptaret është në një proces të filluar por të papërfunduar ende. Andaj Aleanca ka më shumë përgjegjësi tash e tutje!

Zhurnal: Thoni tash e tutje, ndërsa në lajme dëgjojmë se Aleanca po shpërbëhet.

z. Adili: Mendoj se duhet të deklarohen qartë ata që janë më të thirrur. Nuk duhet të lihen paqartësi në opinion. U bëjë thirrje publike Ziadin Selës, Gëzim Ostrenit dhe Vesel Memedit t’ia sqarojne pozicionet e tyre opinionit. Si njëri nga pjesëmarrësit në proces mund ta informoj opinionin se ideja ka qenë që Aleanca për shqiptarët të shkrihet në një subjekt partiak. Le ta sqarojnë kryetarët e partive përse nuk bëhet kjo shkrirje, kush e pengonë këtë proces? Populli është i interesuar për bashkim.

Zhurnal: Çfarë llogarie kërkoni nga liderët?

z. Adili: Të tregojnë përse nuk e bëjnë bashkimin të cilin e presin shqiptarët! Përse nuk e respektojnë atë për çfarë parimishtë janë marrë vesh!?

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *