Home / Kryesoret / Ahmeti ftoi në takim liderët e partive shqiptare, por në pikëpyetje pjesëmarrja e disa prej tyre

Ahmeti ftoi në takim liderët e partive shqiptare, por në pikëpyetje pjesëmarrja e disa prej tyre

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i ka ftuar sot liderët e partive parlamentare shqiptare në takim të përbashkët, i cili është planifikuar të mbahet në hotelin “Aleksandar Pallas” në Shkup. Bashkimi Demokratik për Integrim pretendon se ky takim po bëhet që të shqyrtohet implementimi i përcaktimeve programore të bazuara në Deklaratën e Përbashkët të partive shqiptare.Por, kjo ftesë është refuzuar nga Lëvizja BESA.

Kjo parti propozuan që një takim i të tillë të mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ndërkaq si pikë e rendit të ditës të shqyrtohet raporti nga BDI dhe Aleanca për Shqiptarët për atë se çka është përfshirë në progrmain qeveritar nga deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare dhe me çfarë dinamike do të zbatohet. BESA propozon që në takim të diskutohet edhe për përpunimin e planit për Propozim-ligjin për gjuhën shqipe dhe formimin e grupeve të punës për implementimin e tij.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *