Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Me tre nënkryetarët e partisë kemi ndërtuar bashkë këtë formacion qeverisës

Ahmeti: Me tre nënkryetarët e partisë kemi ndërtuar bashkë këtë formacion qeverisës

I ftuar në emisionin “Rruga Drejt..”, në Alsat-M, lideri i BDi-së, Ali Ahmeti ka thënë se strategjia e formacionit të BDI-së në Qeveri është ndërtuar bashkarisht edhe me anëtarët tjerë të kryesisë qendrore të partisë.

Në pyetjen se pse tre nënkryetarët partiak Izet Mexhiti, Teuta Arifi e Nevzat Bejta të cilët zhvilluan bisedimet me LSDM-në nuk janë pjesë e ekzekutivit të ri, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti me përgjigje:

“Që të gjithë emrat janë nënkryetar të BDI-së dhe tërë strategjia është ndërtuar me nënkryetarët dhe nuk ka ndonjë fshehtësi, apo pakënaqësi, është strategji që e kemi ndërtuar bashkë këtë formacion dhe nuk ka pasur asnjë kundërshtim dhe ata do të vazhdojnë punën e tyre me angazhimin në BDI dhe si drejtues të komunave”, ka theksuar Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *