Home / Kryesoret / Ahmeti në ‘hall’ për shqipen, Zekiri i kapluar nga ethet e sportit

Ahmeti në ‘hall’ për shqipen, Zekiri i kapluar nga ethet e sportit

Derisa sa partitë shqiptare janë grumbulluar rreth një tryeze për të gjetur modalitetet e anvasimit të gjuhës shqipe në Maqedoni, nënkrytari i LSDM-së, Muhamet Zekiri së bashku me bashkpartiakun e tij janë kapluar nga ethet e sportit.

Zekiri dhe Petre Shilegov kanë publikuar një foto nga tribunat e një stadiumi ku po shijonin të relaksuar një ndeshje futbolli, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ndryshe dje, në valën e madhe të të nxehtit, kur edhe po piqet buka, Ahmeti dhe shokë u takuan për të diksktuar fatin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

“Vlerësuan punën e mirë që është bërë deri më tani. Bëmë një bilanc të të gjitha programeve zgjedhore të partive politike, me ç’rast konstatuan se një pjesë e atyre përcaktimeve veç më janë përfshirë në programin e punës së Qeverisë së Maqedonisë”, deklaroi kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pas një takimi të partive politike shqiptare ku është diskutuar për deklaratën e përbashkët që ishte arritur me ndihmën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Detaje tjera nga ky takim nuk janë dhënë, përveç thirrjes drejtuar Lëvizjes Besa, që edhe ajo të jetë pjesë e takimeve të tilla dhe të drejtojë Komisionin për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, që ka të bëjë me shqyrtimin e proceseve gjyqësore ndaj shqiptarëve, që besohet të jenë të montuara si rasti “Monstra”, “Kumanova”, “Sopoti”, Brodeci”, e të tjera.

Por, nga Lëvizja Besa, paraprakisht kishin bërë të ditur se nuk marrin pjesë në këtë takim të cilin e kanë quajtur teatër. Kjo parti, që është opozita më e madhe shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë, ka kërkuar që takimi në mbahet në Kuvend mes grupeve parlamentare, me dy pika të rendit të ditës, “shqyrtimin e një raporti me shkrim nga BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, se çfarë është përfshirë në programin qeveritar nga Deklarata e Përbashkët e Partive Politike Shqiptare në Maqedoni dhe me çfarë dinamike do të realizohet ajo”, si dhe pika e dytë që kërkon “hartimin e planit për propozim-ligjin e gjuhës shqipe dhe krijimin e grupeve të punës për përpilimin e tij”. (INA)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *