Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksident me motoçikleta në Zdunjë të Gostivarit – (VIDEO)

Aksident me motoçikleta në Zdunjë të Gostivarit – (VIDEO)

Mbrëmë rreth orës 24.45 minuta, në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçove në udhëkryqin e Zdunjës, ka ndodhur një aksident komunikacioni në të cilin janë aksidentuar një veturë dhe një motoçikletë. Vetura e tipit “Seat Kordoba”, me targa të Strugës e drejtuar nga 42 vjeçari strugan me iniciale M.K është ndeshur me motoçikletën e tipit “Aprilija” me targa të Gostivarit, të cilën pa leje adekuatë për vozitje e ka drejtuar 19-vjeçari me iniciale A.B nga Gostivari. Në këtë ndeshje, motoçiklisti dhe bashkëudhëtari i tij 18-vjeçari me iniciale I.Z nga Vrutoku si pasojë kanë marrë lëndime trupore dhe me anë të një veture tjetër janë dërguar në spitalin e Gostivarit. Pas marrjes së ndihmës, që të dy janë lëshuar për mjekim shtëpiak. Është kryer hetim i kompletuar në vendngjarje, dhe po vërtetohet shkaku i këtij aksidenti, rrethanat në të cilat ka ndodhur dhe gjithçka tjetër që ndërlidhet me aksidentin në fjalë, përderisa dëmi i shkaktuar material nga ky aksident komunikacioni vlerësohet të jetë rreth 20 mijë denarë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Nuk do të ketë mungesë të drurit – (VIDEO)

Zjarret që ishin aktiv në periudhën e kaluar nuk do t’i shtrenjtojnë drutë për ngrohje. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *