Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksidentohen dy vetura në Tetovë – (VIDEO)

Aksidentohen dy vetura në Tetovë – (VIDEO)

Dje rreth orës 15 në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë ka ndodhur një aksident komunikacioni në të cilin janë aksidentuar dy vetura me targa të Tetovës. Vetura e tipit “Opel Astra”, të cilën e ka drejtuar 32-vjeçari me iniciale P.P nga Saraqina si dhe një veturë e tipit “Golf”, të cilën e ka drejtuar 38-vjeçari me iniciale B.I nga Pallçishti i Poshtëm, transmeton Televizioni Koha.

Në këtë aksident vozitësit i veturës së tipit “Astra” për pasojë ka marrë lëndime trupore dhe me anë të v një autoambulance është dërguar në spitalin klinik të Tetovës. Pas marrjes së ndihmës, është lëshuar për mjekim shtëpiak. Është kryer hetim dhe po vërtetohet shkaku, rrethanat në të cilat ka ndodhur dhe gjithçka tjetër që ndërlidhet me aksidentin në fjalë përderisa dëmi i shkaktuar material vlerësohet të jetë rreth 20 mijë denarë. /Tv Koha/

 

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Nuk do të ketë mungesë të drurit – (VIDEO)

Zjarret që ishin aktiv në periudhën e kaluar nuk do t’i shtrenjtojnë drutë për ngrohje. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *