Home / Lajme / Botë / Aksidentohet familja shqiptare në Itali, në gjendje të rëndë dy fëmijët e mitur

Aksidentohet familja shqiptare në Itali, në gjendje të rëndë dy fëmijët e mitur

Aksident i rëndë rrugor me pasojë plagosjen e katër personave është regjistruar në Itali.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në autostradën e Villafallettos në Saluzo, ndërsa të plagosur kanë mbetur anëtarët e një familje shqiptare.

Sipas mediave italiane, ata po udhëtonin me makinën e tyre, drejtuar nga një shqiptar, i cili është përplasur me një tjetër makinë. Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët 10 dhe 7 vjeç.

Familja shqiptare u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se gjendja e dy fëmijëve, e djalit 10 vjeç dhe e vajzës 7 vjeçe është e rëndë.

Ndërkohë që në mjetin tjetër që është përfshirë në aksident ndodhej një çift i ri, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu lexo

23 ditë pushim për Bajram në Arabinë Saudite

Me udhëzimin e mbretit Selman, pushimi për Bajramin e Ramazanit në Arabinë Saudite rritet në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *