Home / Lajme / Maqedoni / Albanomaqedonia

Albanomaqedonia

Sa i përket problemit me emrin e Maqedonisë, është koha e fundit që edhe shqiptarët në Maqedoni të ngrenë zërin e tyre si pjesë dërmuese dhe autoktone e këtij shteti. Deri më sot shqiptarët nuk janë përzier në këtë temë të nxehtë për republikën e Maqedonisë, pasi nuk kanë dashtë që të ndjehen keq të ashtuquajturit maqedonas. Edhe pse problemi i emrit, këtë republikë të Ballkanit e tangon që mëse dy dekada, si rezultat i reagimit të Greqisë fqinje, e cila asnjëherë nuk është pajtuar që Maqedonia të vazhdoje dhe të mbaje të njëjtin emër, pasi ajo e sheh të dëmshëm, jo shkencor dhe jo real për Ballkanin.

Edhe pse faktorët e shumtë ndërkombëtarë janë munduar me dekada që të gjejnë një zgjidhje për të dyja palët, por të gjitha përpjekjet kanë dështuar, pasi shteti fqinj, Greqia, nuk pranon që në asnjë emërim të përmendet emri Maqedoni. Duke parë edhe pas disa dekadave këtë gjendje, kohëve të fundit është paraqitur botërisht Bozhidar Dimitrov, drejtor i Muzeut Kombëtar Historik të Bullgarisë, i cili ka deklaruar se emri i vërtetë i Maqedonisë duhet të jetë Bullgaria jugperëndimore.

Siapas B. Dimitrov, “Greqia ka të drejtë në kontestin e emrit sepse territori i Maqedonisë antike është në afërsi të Selanikut”. B. Dimitrovi, sipas Novini.bg, duket i pa anshëm sa u përket edhe shqiptarëve. Sipas tij në novini. bg, thuhet se në rajonin e Maqedonisë kanë jetuar popujt tjerë, si ilirët, Peonët, Dardanët dhe se vendi është quajtur Iliridë ose Dardania.

Duke u mbështetur në këto rrethana, se Maqedonia nuk mundet të mbijetojë me emrin që e dëshiron, pastaj propozimi i studiuesit bullgar që ky shtet të emërohet Bullgaria jugperëndimore, padyshim se kjo do nxiste keqkuptime me maqedonasit, shqiptarët, serbët, grekët etj. Kjo nënkupton me automatizëm se formohet Bullgaria e zgjeruar, nëse mundemi ta quajmë kësisoj. Me këtë emërim, me automatizëm shqiptarët do të aktivizojnë Republikën e tyre, Ilirida, dhe problemet e tilla e të ngjashme si do vazhdonin matej, vështirë të paramendohet. Prandaj, për t’u ikur të gjitha ngatërresave në Ballkan rreth fenomenit Maqedoni, do ishte e mira që kjo republikë e Maqedonisë të thirret me emrin e ALBANOMAKEDONIJA. Një emërim i ri, por i vjetër për nga domethënia, pasi që në kohën e Rilindjes kombëtare ka ekzistuar një gazetë me të njëjtin emër ” ALBANO-MACEDONIA“, e cila edhe më dha idenë për këtë shkrim dhe për këtë ide. Pastaj shqiptarët dhe maqedonasit me shekuj jetojnë në fqinjësi dhe mbi 50 vite me një shtet të përbashkët.  Atëherë edhe emërimin e shtetit të tyre duhet ta kenë të përbashkët. Edhe pse për fillim kjo, si ide  duket “ e re “, por, kjo  është zgjidhja më e mire dhe më reale për Maqedoninë e qëndrueshme të përbërë nga dy popujt shumicë, pa i abstraguar edhe minoritetet tjera.

Pse mendoj se ky emërtim është i përshtatshëm dhe i arsyeshëm:

1. Njëherë e përgjithmonë zgjidhet ky problem i pazgjidhshëm.

2. Ky emërim nuk e pengon asnjë popull për rreth. Mendoj se do pajtoheshin edhe grekët, edhe bullgarët edhe maqedonasit edhe shqiptarët.

3. Arsyeshmëri e plotë, pasi emërtimi i shtetit ALBANOMAKEDONI përbëhet me emërtimin e dy popujve shumicë të kësaj republike, shqiptarëve dhe maqedonasve.

4. Kjo do ishte zgjidhja më e mirë, më e qëndrueshme për fqinjët, më reale brenda dy popujve shumicë në këtë republikë (shqiptarëve dhe maqedonasve), dhe  emërim me shpresa afatgjata…

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *