Home / Kryesoret / Aleksandar Vuçiq zyrtarisht  president i Serbisë – (VIDEO)

Aleksandar Vuçiq zyrtarisht  president i Serbisë – (VIDEO)

Aleksandar Vuçiq zyrtarisht mori detyrën president i Serbisë. Në ceremoninë në pallatin “Serbia” në kryeqytetin Beograd, morën pjesë rreth 5.000 mysafirë, përfshirë përfaqësues të mbi 60 delegacioneve të huaja.Vuçiq, i cili fitoi në zgjedhjet presidenciale që në raundin e parë më 2 prill, tashmë dha betimin si shef i shtetit më 31 maj.Mesazhi i tij për një jetë më të mirë në Ballkan, u mundua të çohet edhe përmes takimit me presidenten kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, por edhe ata boshnjakë, me të cilët më parë ka patur kundërshti të thella. Vuçiç pretendon për miqësi në lindje dhe perëndim.

 

“Serbia do të provojë të ndërtojë ura miqësie dhe fuqi të re të Evropës dhe Botës. Po, ne serbët dhe ju kroatët, boshnjakët, malazezët, shqiptarët e maqedonasit, bashkë mund t’i lëvizim malet. Nuk na duhet një Jugosllavi e re, por mund të luftojmë bashkë për një të nesërme më të mirë për qytetarët tanë të varfër. Serbia, në të cilën keni ardhur sot, ka ndaluar të shpresojë për vdekje dhe ka filluar të kërkojë jetë. Jemi një gjeneratë që e kemi kuptuar se duhet të gjejmë zgjidhje dhe nuk ka ngelur asgjë tjetër përveç të ndalojmë luftërat dhe të mësojmë të punojmë”, tha Vuçiç, transmeton Televizioni Koha.

Vuçiç ka pasuar Tomisllav Nikoliç, me të cilin braktisën partinë Radikale të Vojisllav Sheshel dhe themeluan Partinë Progresiste të Serbisë.Në ceremoni ishin të ftuar mysafirë si nga Serbia, ashtu edhe nga vendet fqinje, SHBA-ja, Rusia, BE-ja, NATO-ja dhe Kina.Sipas të dhënave zyrtare, Serbia nuk ka pritur aq shumë mysafirë të huaj që nga varrimi i Titos në vitin 1980. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *