Home / Lajme / Maqedoni / Ambasador francez dhe ministri Sugareski në kontroll në autostradën Demir Kapi – Smokvica

Ambasador francez dhe ministri Sugareski në kontroll në autostradën Demir Kapi – Smokvica

Ambasadori i Republikës së Francës, Kristijan Timonie sot së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski do ta vizitojnë vendin e ndërtimit në pjesën e autostradës Demir Kapi – Smokvicë.

Kjo pjesë e autostradës është e gjatë rreth 28 kilometra dhe është një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në Maqedoni. Bëhet fjalë për aks rrugor të rëndësishëm ndërkombëtar të Korridorit 10, i cili kalon nëpër Maqedoni dhe me të cilën lidhen vendet nga veriu me jugun.

Një pjesë e mjeteve për ndërtim të kësaj autostrade janë siguruar përmes IPA programit të financuar nga BE-ja.

Ambasadori francez dhe ministri Sugareski në hapësirat e EZHIS Internacional do të takohet me drejtorin operativ për Evropë dhe Azi Qendrore, Dejvid Pushev dhe me drejtorin për zhvillim të biznesit në rajonin e Ballkanit, Klotild Arman.

Konsorciumi i EZHIS Internacional dhe IRD u emëruan për kontroll të marrëveshjes së punës për aktivitetet lidhur me ndërtimin e pjesës së re të autostradës

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *