Home / Lajme / Maqedoni / Anëtarë të VMRO-DPMNE-së kërkojnë reformim dhe demokratizim të partisë

Anëtarë të VMRO-DPMNE-së kërkojnë reformim dhe demokratizim të partisë

Në rrjetin social Facebook është hapur një grup në të cilin persona që pohojnë se janë anëtarë dhe simpatizues të partisë kërkojnë reformim dhe demokratizim me qëllim “rivendosjen e arsyes dhe kthimin e reputacionit në VMRO-DPMNE, si një shtyllë e Maqedonisë”.

“Ne besojmë se një VMRO_DPMNE e fortë dhe demokratike do të jetë partia politike më e fuqishme në Maqedoni e cila shumë shpejt do të kthehet në pushtet me qëllim të mbrojtjes së ineteresave nacionale maqedonase”, shkruajnë këta persona në grupin e tyre që mban emrin “VMRO-DPMNE- më e fortë në fitoret e reja”.

Aleksadar Mihajlovski në këtë grup shkruan se “nëse duam që ta kthejmë forcën dhe reputacionin e VMRO-DPMNE-së duhet urgjentisht reforma  thelbësore për demokratizim të partisë”Mihajlovski.

Mihajlovski gjthashtu shkruan se në këtë grup ka avokatë që janë në dispozicion për ndihmë juridike falas dhe se VMRO-DPMNE-ja “do të demokratizohet dhe si forcë më e madhe politike përsëri do të kthehet në pushtet”.

Nga ajo që është në dispozicion në internet, mund të vërehet se Mihajlovski ka qenë kryetar i Komitetit Ligjor dhe i Komisionit për Politikë të Jashtme në VMRO-DPMNE, po ashtu ka qenë edhe anëtar i Komitetit Qendror dhe Ekzekutiv, si dhe i Unionit të Forcave të Reja të VMRO-DPMNE-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *