Home / Lajme / Maqedoni / “Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE – parakusht për stabilitetin e Ballkanit”

“Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE – parakusht për stabilitetin e Ballkanit”

Anëtarësimi i shteteve të rajonit në sistemet kolektive të sigurimit është me rëndësi të madhe për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit, konkluduan në takimin e sotëm në Ministrinë e Mbrojtjes, ministrja Radmilla Shekerinska dhe ambasadorja e Austrisë, Renate Kobler.

Shekerinska në takim, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, theksoi se Republika e Maqedonisë dhe Qeveria e saj janë të përkushtuar në reformat.

Në lidhje me vizitën në Bruksel, ministrja Shekerinska theksoi se ka qenë jashtëzakonisht e suksesshme dhe se është bazuar në optimizmin në marrëdhëniet Maqedoni, BE dhe NATO.

Duke folur për bashkëpunimin në mbrojtje, Shekerinska e ka theksuar rëndësinë e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, të cilat janë me rëndësi për zhvillimin e interoperabilitetit dhe gatishmërisë së dy armatave. Ministrja u falënderua për mbështetjen e Austrisë në përballjen me krizën migruese, e cila e goditi rajonin dhe Evropën.

Ambasadorja Kolber shprehu kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm bilateral i mbrojtjes dhe theksoi se Austria edhe pse nuk është anëtare e NATO-s, jep mbështetje pa rezervë për integrimin e Maqedonisë në sistemet kolektive të sigurisë. Ajo shprehu gatishmëri për zhvillimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë mbrojtës dhe gatishmëri për ndihmë dhe mbështetje në të gjitha sferat e mbrojtjes.

Maqedonia dhe Austria në sferën e mbrojtjes bashkëpunojnë nga viti 2006, me nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim. Kjo përfshin sfera si këmbimi i përvojave në logjistikë, trajnim ushtarak dhe arsim, trajnim i gjuhës, kurse për operacione ushtarake./MIA/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *