Home / Lajme / Maqedoni / Angjushev: Me vëllim më të madh të punës deri në përftim të Hekurudhave të Maqedonisë

Angjushev: Me vëllim më të madh të punës deri në përftim të Hekurudhave të Maqedonisë

Qeveria periudhën e ardhshme do të angazhohet për sigurim të vëllimit gjithnjë e më të madh të punës të Hekurudhave të Maqedonisë, ndërsa e shqyrton edhe idenë për liberalizimin e transportit hekurudhor, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev duke e prezantuar marrëveshjen e arritur me personelin e makinerisë për ndërprerjen e bllokimi të qarkullimit hekurudhor.

Sipas marrëveshjes, siç informon ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, me sindikatën e personelit mekanik, koeficienti i ndërlikueshmërisë në vendin e punës arrin 2.85,  ndërsa lartësia e shtesave të pagës për punë jashtë orarit të punës, punë nate, punë për fundjavë do të paguhet sërish, si dhe vlera prej para hyrjes në fuqi të masave anti krizë.

Kërkesat për shkak të së cilave makinistët në dy ditët e fundit e bllokuan komunikacionin transportues dhe mallrave sipas Angjushev kanë qenë legjitime.

“I kuptuam problemet e tyre, kishim biseda të thella me të dhe i kuptuam pa më gjerë problemet me të cilat ballafaqohen në punë. Mendoj se arritëm marrëveshje solide, jo vetëm tani por edhe në të ardhshme të kemi bisedë të hapura me të gjitha sindikatat përfshirë edhe me Sindikatën e makinistëve, t’i zgjidhim dhe kuptojmë problemet të cilat i kanë”, deklaroi Angjushev.

Do të vijojë paralajmëroi, diskutim më i gjerë për zgjidhjen e të gjitha problemeve pa marrë parasysh se në cilën pjesë të sektorit të punës bëhet fjalë. Do të tentojmë të zgjidhen në mënyrë adekuate dhe në suaza të mundësive të shtetit.

Angjushev theksoi se krahas marrëveshjes për rritjen e shtesave për paga dhe për koeficientin e pajtueshmërisë në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë bisedat për kërkesat për kushtet për punë, HTZ pajisje dhe specifika e vendit të punës.

Zëvendëskryeministri Angjushev theksoi se nuk ka shkop magjik me të cilin mundet gjatë natës të bëhen ndërmarrje rentabile të cilat do të punojnë me humbje, por situatat e tilla në periudhën e ardhshme do të jenë lëndë e analizës. Për disa tashmë kemi njohuri dhe se çfarë duhet të bëhet, përfshirë edhe Hekurudhën. Mund të garantoj , theksoi se do të kemi qasje jashtëzakonisht pozitive ndaj të gjitha ndërmarrjeve në pronë shtetërore dhe do të tentojmë prej tyre të bëjmë firma profitabile.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *