Home / Lajme / Maqedoni / Arben Taravari thotë se do të përmirësojë kushtet në shëndetësi (VIDEO)

Arben Taravari thotë se do të përmirësojë kushtet në shëndetësi (VIDEO)

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari premton reforma dhe ndryshim të pasqyrës së mjekësisë në vend.

Ai në emisionin e mëngjesit “Fresh Air” në TV21 theksoi se reformat synojnë përmirësimin e raportit mes mjekëve dhe pacientit, përmirësimin e kushteve në mjekësi dhe fokusi tjetër do të jetë në ndryshimet tek projekti “Termini im”. Ai paralajmëroi edhe krijimin e një Strategji nacionale për Shëndetësi 2017-2020, e cila sipas tij do jetë Kushtetutë e Mjekëve.

“Do ti bëjmë disa ndryshime në “Termini im” që kjo të jetë shumë e thjeshtë për pacientin, me të vetmin qëllim që mjeku ti jep më shumë vëmendje pacienti, do e bëjmë një ueb faqe, e cila do të mundësojë që në shumicën e rasteve të detektohen pakënaqësitë e pacientëve. Gjithashtu edhe tek pjesa e kontributeve  do të mundohem që të jenë zero konstant dhe çdo mjek në çdo klinikë, ku janë katër apo pesë më të suksesshmit, tu jepet shpërblime plotësues prej 10 apo 20 për qind, sipas mundësive të klinikës”, u shpreh Arben Taravari.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *