Home / Lajme / Kronika e zezë / Arrestohen dy persona, kishin në makinë mjete që përdoren për vjedhje

Arrestohen dy persona, kishin në makinë mjete që përdoren për vjedhje

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Kurbinit.

Ndalimi i tyre u bë në kuadër të planit për parandalimin e ngjarjeve kriminale, ku Feridon Hasanaj, 30 vjeç, banues në Tiranë, dhe Pjetër Marku, 43 vjeç, banues në Laç, akuzohen për “sigurimin e mjeteve për vjedhje”, dhe do të hetohen nëse kanë gisht në raste grabitjeje.

 

 

Policia vendore e Kurbinit thotë se ndalimi i tyre u bë në fshatin Fushë-Kuqe, në Kurbin. Dy personat u ndaluan teksa po udhëtonin me një automjet tip Opel.

Pas kontrolleve të ushtruara, u gjetën dhe sekuestruan sende që përdoren për vjedhje.

Me konkretisht, një ngjitës natriban transparent, një pulovër me ngjyrë të zezë, një kapuç, dy palë doreza, një çakmak me dritë, një thikë, thasë sintetikë, një çantë krahu, pinca, tre kaçavida, një çelës i llojit “anglez” dhe një levë.

Materialet proçeduriale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu lexo

Shqyrtohet mundësia për punën në dy turne të kopshteve

Qeveria e Maqedonisë është duke e shqyrtuar mundësinë për të vendosur orar në dy turne …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *