Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohet agjenti slloven në Shkup, me dron kishte incizuar vilën e Ivanovit

Arrestohet agjenti slloven në Shkup, me dron kishte incizuar vilën e Ivanovit

Një agjent i shërbimit sekret të Sllovenisë (OVS) në prill të vitit të kaluar është arrestuar në Maqedoni, pasi me dron e ka incizuar vilën presidenciale në Ohër. Ai është paraqitur si agjent i shërbimit sekret të Sllovenisë, kurse ka treguar edhe legjitimacion se është zyrtar i NATO-s. Slloveni i ka thënë policisë se është personalisht i tij dhe se ka luajtur me djalin.

Policia maqedonase e ka arrestuar, ia ka marrë dronin, e ka dyshuar për spiunazh dhe e ka informuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, transmeton Gazeta Lajm.

Ministria sllovene e Mbrojtjes më pas i ka kontaktuar autoritetet maqedonase dhe pastaj agjentit i janë kthyer dokumentet dhe droni dhe është liruar me dënim prej 500 eurove.

Ministria sllovene e Mbrojtjes ka informuar se qytetari i tyre nuk ka qenë në kurrfarë misioni sekret në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *