Home / Lajme / Rajon / Arrestohet kameramani personal i kryeministrit Rama

Arrestohet kameramani personal i kryeministrit Rama

Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Ai akuzohet për vjedhje celularësh, ndërsa mësohet se shtetasi në fjalë është Erind Vogli, kameramani personal i kryeministrit Rama.

Për këtë lajm kanë reaguar nga kryeministria për të thënë se ai është shkarkuar nga detyra  1 muaj më parë.

Duhet theksuar se Vogli ka punuar për disa vjet me radhë si kameramani personal i Ramës, edhe pse është pushuar sipas kryeministrisë para 1 muaji.

NJOFTIMI I POLICISË

 

Më datë 14.06.2017, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë finalizuar me sukses operacionin “Taktika”, ku është arrestuar në flagrancë shtetasi:

– Erind Vogli, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Për këtë shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar i vjedhjeve të ndodhura:

  • Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr. 1:

Më datë 14.06.2017, në afërsi të Pazarit të ri, ka vjedhur telefonin e markës HTC, në pronësi të shtetases E. K.

Më datë 10.06.2017, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. G.

  • Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr. 1:

Më datë 12.06.2017, në Rrugën e Kavajës ka vjedhur telefonin e markës Huawei, në pronësi të shtetases H. Q.

Më datë 09.06.2017, në rrugën e “Ibrahim Rugova”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung në pronësi të shtetases E. S.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

  1. Një telefon i markës HTC.
  2. Një biçikletë e markës Gial.
  3. Dy bluza të cilat dyshohen të jenë përdorura prej tij në momentin e ngjarjeve.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

Por një zëdhënës i kryeministrisë thotë se ka ngatërresë dhe nuk mund të jetë ai që rri me kryeministrin Rama, sepse mbetet djalë shumë korrekt, pasi ai hyn kudo me autoritetin e kryeministrit. Nuk e besojmë, thonë në kryeministri. ERTV pret të sqarojë të vërtetën për punonjësin e saj.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *