Home / Lajme / Kronika e zezë / Arrestohet tutori shqiptar në Itali, shfrytëzonte vajza moldave për prostitucion

Arrestohet tutori shqiptar në Itali, shfrytëzonte vajza moldave për prostitucion

Një shqiptar është vënë në pranga në Itali i pjesë e një bande shfrytëzimi prostitucioni. Gjatë operacionit të quajtur “Pinoku” në prangat e policisë italiane në Trento u vunë 6 persona, mes tyre edhe 34 vjaçari shqiptar.

Siç shkruan lavocedeltrentino.it shqiptari është identifikuar si Eduart Abdushi, i lindur në vitin 1983 i cili jeton në Bagnolo. Ai u dërgua në burgun e Cremonës pasi akuzohet për shpërndarje droge dhe shfrytëzim prostitucioni si tutor.

Së bashku me Emilian Nicolai Resmerita, 32 vjeç, shqiptari kishte prostituuar disa vajza të reja nga Evropa Lindore dhe veçanërisht nga Moldavia.

Ata merreshin me çmimet e shërbimeve dhe i ofronin vajzave rroba, ushqim dhe prezervativë së bashku me vendin ku ato do të kryenin aktivitetin seksual me klientët e tyre.

Gjithashtu lexo

Aksidentohet një 9 vjeçarë – (VIDEO)

Në udhëkryqin e fshatit Bogovinë të dielën  rreth orës 9.40 minuta ka ndodhur një aksident …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *