Home / Kryesoret / Asambleja e Biznesit Europian-Oxford: Britani e Madhe shpërblen komunën e Zhelinës me “Flamurin e Europës” për investime

Asambleja e Biznesit Europian-Oxford: Britani e Madhe shpërblen komunën e Zhelinës me “Flamurin e Europës” për investime

Asambleja e Biznesit Europian-Oxford: Britani e Madhe shpërblen komunën e Zhelinës me “Flamurin e Europës” për investime.

Kryetari i komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi thotë se omuna e Zhelinës është përzgjedhur si një ndër komunat që ka tërhequr vëmendje për imazh pozitiv rajonal dhe për tërheqjen e investimeve për projekte ekonomike dhe sociale.

“Me kënaqësi kam pranuar ftesën nga Asambleja e Biznesit Europian në konferencën për cilësi “Excellence in Quality” e cila do të mbahet në Lucern-Zvicër me 3-4 Korrik, ku Komuna e Zhelinës është përzgjedhur si një ndër komunat që ka tërhequr vëmendje për imazh pozitiv rajonal dhe për tërheqjen e investimeve për projekte ekonomike dhe sociale” thotë Izairi

Sipas Izairit komuna e Zhelinës  do të nderohehet me Flamurin Ndërkombëtar të Investimeve dhe Inovacionit “FLAMURIN E EUROPËS” dhe Certifikatë ndërkombëtare të ekselencës në investime dhe inovacione (ICEII).

Izairi thotë se Këshilli ndërkombëtar i ekspertëve e njeh komunën si potencial të lartë investimi.

“Këshilli ndërkombëtar i ekspertëve e njeh komunën tonë, si potencial të lartë investimi dhe duke qenë një rajon me përparësi zhvillimi dhe me faktorë vital për investime” thekson kryetari i komunës së Zhelinës, Izairi

Ai shpreson se me këtë pjesëmarrje komuna e Zhelinës  në këtë konferencë me kompanitë më të mira rajonale dhe prezantimi i çmimit do të rrisë ndjeshëm mundësinë e investimeve tjera në komunën tonë.

Ndryshe edhe qytetarët e komunës së Zhelinës, e ndjejne e prekin dhe e shohin punimet e komunës së Zhelinës edhe atë në çdo vendbanim të kësaj komune, ku Izairi tani më do të jetë kandidat edhe një mandat për të përmbyllur të gjitha punët. /TetovaSot/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *