Home / Kryesoret / Asfaltohet rruga Shipkovicë – Brodec – (VIDEO)

Asfaltohet rruga Shipkovicë – Brodec – (VIDEO)

Problemi disa vjeçar i rrugës për banorët e fshatrave Brodec, Veshallë, Bozofcë,më në fund i erdhi fundi. Ky investim i rrugës Shipkovic-Brodec është investim mbi 500 mijë euro  kofinancim së bashku me komunë e Tetovës, e para e komunës Teuta Arifi, theksoi se ky projekt ka qenë ndër projektet më kapitale, ndërsa sipas Arifit është duke u projektuar edhe pjesa e urës, e cila vitet e fundit ka qenë ankth për këtë pjesë të banorëve pas vërshimeve të fundit.

 

“Ajo që për mua sot është kënaqësi e vërtet është fakti që ,kemi përfunduar projektin njëri ndër projektet më të mëdhaja kapitale të komunës së Tetovës, ajo është rruga Shipkovicë-Brodec. Përgjithësisht i gjithë investimi kapën mbi 500 mijë euro vlerë që ne e kemi kofinancuar. Ne kemi pasur faktikisht kalimi ose urë më të thjesht, mirëpo vërshimet e çdo viti na kanë bërë që të mendojmë që aty na duhet një projektim pakë më afatgjatë, dhe zgjidhje më afatgjate. Aty jemi duke bëtë projektim që bënë pjesë në planin e aksionit  sa i përket vërshimeve”, tha kryetarja Arifi, transmeton Televizioni Koha.

Rruga Shipkovicë-Brodec , filloi të ndërtohet tre vite më parë.  Ndërsa projekti tjetër dhe i dëshiruar për banorët e këtyre  fshatrave është projekti i  rrugës Tetovë–Banjë–Brodec, projekt i cili  ka filluar të punohet faza e parë, dhe ky projekt do të shkurtonte gjysmën e rrugës së fshatrave Brodec, Veshall Bozovë nga kjo aktualja. /Tv Koha/

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *