Home / Lajme / Rajon / Autobusi përplot me mërgimtarë niset për Kosovë, në përkrahje të Vetëvendosjes (VIDEO)

Autobusi përplot me mërgimtarë niset për Kosovë, në përkrahje të Vetëvendosjes (VIDEO)

Në afrimin e ditës së zgjedhjeve nacionale në vend, kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj ka publikuar një video në të cilën shihen mërgimtarë të shumtë të cilët janë nisur për të ardhur në Kosovë, në mënyrë që të mund të votojnë.

Me këtë rast, Molliqaj ka theksuar se po u rritet zemra dhe se po forcohet vullneti me mobilizimin e zjarrtë të mërgatës.

Ky është postimi i plotë:

Po na rritet zemra e forcohet vullneti me këtë mobilizim të zjarrtë të mërgatës tonë.

Autobusët përplot me mërgimtarë janë nisur drejt Kosovës për ta bërë ndryshimin!

Kjo është shenjë e pamohueshme e fitores së Lëvizjes!

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *