Home / Lajme / Maqedoni / Avokati i Popullit, përkrahje dhe mbështetje gjithpërfshirëse viktimave nga tortura

Avokati i Popullit, përkrahje dhe mbështetje gjithpërfshirëse viktimave nga tortura

Avokati i Popullit në kumtesën me rastin e 26 qershorit, Ditës ndërkombëtare për mbështetje të viktimave nga tortura porositi duke potencuar se obligimi për luftë kundër torturës dhe trajtimit johuman nuk guxon të jetë vetëm deklarues, por është koha që autoritetet të ndërmarrin masa dhe aktivitete konkrete për shuarjen e situatave të tilla, ndërsa viktimat të cilat ishin objekt i torturës ose veprimit tjetër mizor, jonjerëzor ose poshtërues t’u sigurojnë mbështetje adekuate ligjore, mjekësore, psikologjike dhe sociale, transmeton Flaka. 
Avokati i Popullit vlerëson se mbështetja e viktimave nga tortura paraqet një nga obligimet themelore në çdo shoqëri e cila i respekton parimet demokratike dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. “Avokati i Popullit si mekanizëm nacional parandalues kryen monitorim të vazhdueshëm në vendet e privimit dhe kufizimit të lirisë së lëvizjes dhe vazhdimisht alarmon për kushtet johumane dhe trajtimin poshtërues në të cilin janë ekspozuar personat në këto vende”,- thuhet në kumtesën e këtij institucioni. Më 12 dhjetor të vitit 1997, me rezolutën 52/149, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e shpalli 26 qershorin si Ditë ndërkombëtare për mbështetje të viktimave të torturës, me qëllim të çrrënjosjes së plotë të torturës dhe funksionimit efektiv të Konventës kundër torturës dhe veprimit tjetër mizor, sjellje jonjerëzore, nënçmuese apo dënim.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *