Home / Lajme / Maqedoni / Banka Popullore miraton rregulla të reja për punën e bankave komerciale

Banka Popullore miraton rregulla të reja për punën e bankave komerciale

Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme të pestë e shqyrtoi dhe miratoi rregullativën për kontabilitet dhe për njoftim financiar për bankat dhe kursimoret, njofton BPRM-ja.

Kjo rregullativë përfshin tre vendime, edhe atë: vendim për metodologjinë për evidentim dhe vlerësim të zërave të kontabilistëve dhe për përgatitje të raporteve financiare, vendim për llojet dhe përmbajtjen e raporteve financiare të bankave si dhe vendim për ndryshim të Vendimit për planin kontabilist (të kontos)për bankat. Miratimi i rregullativës është me qëllim të harmonizimit me Standardet ndërkombëtare për njoftim financiar (SNNJF).

Standardi ndërkombëtar për njoftim financiar 9 – instrumente financiare, i cili e zëvendëson Standardin ekzistues kontabilist ndërkombëtar (SKN) 39, i dedikohet të gjithë aspekteve të instrumenteve financiare, gjegjësisht mjetet financiare dhe detyrimet financiare.

Standardi përmban dispozita për kriteret për njohjen, klasifikimin dhe matjen, rregullimin e vlerës, ripranimit dhe kontabilitetin për mbrojtje nga rreziqet për instrumentet adekuate financiare. Dispozitat për njohje fillestare, ripranim, si dhe një pjesë e madhe e dispozitave të cilat u dedikohen klasifikimit dhe matjet së detyrimeve financiare në SNNJF 9 janë ndërmarrë nga SKN 39. SNNJF 9 jep mundësi që të vazhdojë zbatimi i dispozitave për kontabilitetin për mbrojtje nga rreziqet nga SKN 39 deri në sjelljen e standardit të ri për makro mbrojtje nga rreziqet.. Në krahasim me SKN 39 e cila rrjedhimisht zbatohet edhe për bankat dhe për kursimoret në Republikën e Maqedonisë, ndryshime më të mëdha ka në dispozitat për klasifikim të mjeteve financiare  dhe në dispozitat për matje të rregullshmërisë së vlerës së mjeteve financiare.

Klasifikimi i mjeteve financiare, për dallim nga rregullat e deritanishme komplekse për klasifikim për çdo mjet individualisht, do të bazohet në modelin afarist të bankës për menaxhim me mjetet financiare dhe të karakteristikave të rrjedhave dakorduese të të hollave të mjeteve financiare. Rregullshmëria e vlerës së mjeteve financiare do të vlerësohet dhe konfirmohet në bazë të humbjeve të pritura kreditore për gjithë periudhën e ekzistimit të mjeteve financiare, me ç’rast zëvendësohet qasja e tanishme e konfirmimit të rregullshmërisë së përfshinë në tre vendimet do të fillojë të zbatohet nga 1 janari i vitit 2018, thuhet në kumtesën e BPRM-së./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *