Home / Kryesoret / Banorët e lagjes Sami Frashëri bëjnë punët që nuk i bën komuna e Tetovës – (VIDEO)

Banorët e lagjes Sami Frashëri bëjnë punët që nuk i bën komuna e Tetovës – (VIDEO)

Banorët e lagjes Sami Frashëri ish “Lenin” në Tetovë mbrëmë kanë organizuar një iftar të përbashkët. Si edhe në shumë raste të tjera edhe kësaj radhe këta banor ishin bërë bashkë për të pritur iftarin kurse ideja e tyre nuk kanë qenë vetëm të presin iftarin. Këta banorë si edhe shumë banorë në  lagje të tjera të Tetovës janë lënë pa infrastrukturë të nevojshme. Në këtë lagje banorët thonë se janë lënë në harresë nga autoritetet e  komunës. Prandaj kjo ka bërë që ata vet të organizohen dhe të sanojnë  gropat që janë të hapura në rrugët e kësaj lagje, njofton Televizioni Koha.

 

 

Vite me radhë banorët e lagjes Sami Frashëri janë duke bërë apel që komuna më seriozisht të merret me problemet në infrastrukturën që është në gjendje të mjerueshme por megjithatë deri më tash këta apele kanë hasur në vesh të shurdhër. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *