Home / Kryesoret / Banorët e lagjes Teqe, Festën e Bajramit e kaluan pa ujë të pijshëm – (VIDEO)

Banorët e lagjes Teqe, Festën e Bajramit e kaluan pa ujë të pijshëm – (VIDEO)

Mungesa e ujit për pije dhe për nevoja të tjera, tashmë është kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për qytetarët sidomos  banorët e Lagjes Teqe të Tetovës. Disa banorë të kësaj lagje të revoltuar kanë ngritur shqetësimin e mungesës së ujit të pijshëm në këtë lagje, që tani në muajtë  e verës është më i theksuar.

 

 

Ata kërkuar nga ndërmarrja publike komunale Tetova-Tetovë që përfundimisht të gjejë një zgjidhje afatgjate për këtë problem, pasi që për çdo muaj këto banorë kësaj ndërmarrje i paguajnë faturat e ujit të cilin nuk e shfrytëzojnë. Ata thonë se për shkak të mungesës së ujit shumica janë të detyruar që uji të mbushin në disa lagje tjera të qytetit apo edhe në fshatrat përreth komunës së Tetovës. Në ndërkohë  disa të tjerë ujin e sigurojnë përmes hidroforëve të ndryshëm mirëpo sipas tyre kjo nuk është zgjidhje pasiqë përveç faturave të ujit detyrohen të paguajin fatura më të larta të energjisë elektrike nga përdorimi i hidroforëve, transmeton Televizioni Koha.

Nga Ndërmarrja Publike Komunale Tetova-Tetovë thonë se mungesa e ujit ka qenë për shkak të harxhimit enorm gjatë ditëve të festës së Fitër bajramit.

“Sa i takon mungesës së ujit të pijshmë në lagjen Teqe, janë bërë kontrolle në sistemin e ujësjellësit dhe nuk ka patur asnjë defekt.Uji ka patur mjaftueshëm në ujësjellës dhe deri tejk mungesa ka ardhur si pasojë e harxhimit të madh të ujit dhe shfrytëzimit joracional për shkak të festës dhe temperaturave të larta në këtë periudhë” tha Samedin Abedini udhëheqës I njësisë së ujësjellësit dhe kanalizimit, përcjellë Televizioni Koha.

Përndryshe, edhe në disa lagje të tjera ka patur mungesë të ujit të pijshëm, ndërsa banorët janë ankuar   se pikërisht gjatë festës ka patur mungesë të ujit. Në ndërkohë, nga NPK-ja kanë ftuar qytetarët që kur ka mungesë të ujit apo defekte të njoftojnë mënjëherë autoritetet përgjegjëse. Edhe banorët e kësaj  e lagje edhe nga ndërmarrja publike apelojnë edhe deri tek bashkëvendasit e tyre që të mos keqpërdorin ujin sidomos tani në muajt e nxehtë të verës kur nevoja për uji është më e madhe dhe kushtëzon përditshmërinë e tyre. /Tv Koha/

 

 

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *