Home / Lajme / Maqedoni / Banorët e Rashçes ndihen të lënë në harresë nga Komuna e Sarajit (FOTO)

Banorët e Rashçes ndihen të lënë në harresë nga Komuna e Sarajit (FOTO)

Gropa dhe arnime, problemi me të cilën banorët e fshatit Rashçe, të komunës së Sarajit përballen çdo ditë me këtë problem. Fëmijët të cilët shkojnë në shkollë hasin në vështirësi gjatë kalimit të rrugës, e cila gjithashtu nuk ka asnjë tabelë të vetme orientimi, kështu u shprehë banor i këtij fshati, Shehadin Tanallari.

“Deri sot s’ka pas asnjë pikë interesimi, as nga komuna. Kanë premtur se do të intervenojnë në sanimin e rrugëve, por siç shihet ende s’kanë marr masa. Në fshat kemi mungesë dhe të tabelave të orientimit, të cilat duhet të vendosen për shkaqe sigurie” tha Shehadin Tanallari, banorë i këtij fshati.

Ndërkaq, ankesa për gjendjen e rrugës kanë edhe shoferët. Siç thonë ata gropat ju shkaktojnë pengesë gjatë kalimit me automjetet e tyre.

“Rruga kryesore, nga hyrja e fshatit e deri në dalje është në gjendje të keqe, e gjitha me gropa, të cilat e vështirësojnë qarkullimin normal të automjeteve” u shpreh Sadmir Duraku banorë i këtij fshati, pë Almakos.

Duraku më tej theksoi se me vite të tëra kjo rrugë është lënë në harresë, pa u investuar aspak nga komuna e Sarajit nën përfshirjen e të cilës është fshati Rashçe.

“As komuna e Sarajit nuk ka ndërmarrë gjë në këtë drejtim, me përjashtim të bashkëfshatarëve që herë pas here i plotësojnë ato gropa. Mbetemi me shpresë se në të ardhmen e afërt Komuna e Sarajit do të ndërmarrë ndonjë hap konkret” potencoi Sadmir Duraku, për Almakos.

Banori A.P tha se përvec mungesës në zhvillimin e infrastrukturës, ky fshat ka nevojë edhe për rregullimin e shkollës, ambulancës, dhe ndërtimin e sistemit të kanalizimit.

“Fshati Rashçe me vite të tëra përballet me mungesë të zhvillimit në infrastruktur. Ky fshat ka nevojë për ndërtimin e rrugëve të rreja, shkollës, ambulancës dhe ndërtimin e sistemit të kanalizimit. Këto janë dhe kërkesa të menjëhershme për të krijuar kushte normale për banorët e këtij fshati. Këto kërkesa vijnë si rezultat i asaj se pushteti lokal deri më tani nuk ka investuar për zhvillimin dhe krijimin e kushteve elementare” tha A.P banorë.

Situata komplikohet edhe më shumë kur është koha me shi, banorët e këtij fshati izolohen nga uji që mblidhet në hyrje të fshatit.

Ndërkaq, ish kryetari i komunës së Sarajit Bekim Murati në një prononcim për Almakos theksoi se në këtë vendbanim kanë mbetur një numër i vogël i rrugicave të cilat nuk janë rregulluar.

“Deri tani në vendbanimin Rashçe prej në fillim të këtij mandatit e deri tani janë shtruar mbi 5 mijë metër katrorë pllaka të bekatonit. Dhe numri i rrugicave të cilat kanë mbetur në vendbanimin Rashçe është shumë i vogël, ne punojmë në hartimin e rrugës kryesore”.
Murati më tej shtoi se vetëm para një muaj e kanë rregulluar një rrugicë në pjesën e sipërme të vendbanimit Rashçe. Ai tha se punojnë intenzivisht komform planeve dhe projekteve të cilat i miraton buxheti i komunës së Sarajit edhe intervenohet në çdo rrugë, rrugicë te vendbanimet e Komunës së Sarajit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *