Home / Lajme / Maqedoni / BDI sulmon Alsat-M

BDI sulmon Alsat-M

Ka reaguar edhe BDI përmes një kumtese të lëshuar për mediat në lidhje me, siç thonë nga kjo parti, manipulimin për disa ditë me rradhë po bën ky medium për vizitën e PSP në ambientet e komunës së Çairit.

“Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër manipulimin me opinionin publik që po e bën TV Alsat për dy ditë me rradhë në lidhje me aktivitetet e Prokurorisë Speciale në Komunën Çair. TV Alsat në mënyrë tendencioze dhe shtrembëruese ndërlidhë bisedën telefonike të Kryetarit Ahmeti me bashkëpartiakët e tij për shitjen e pronës së BDI-së, e cila është blerë pikërisht nga pronari i Alsat, nëpërmjet të kompanisë Veve group dhe të nënshkruar nga vet z. Ferik Velija, me pretendimet për ndërtime pa leje në Çair”, thuhet kështu në kumtesën e lëshuar nga BDI.

Sipas kumtesës së BDI-së, këto janë përpjekje të qëllimshme për të shtrembëruar faktet dhe për të njollosur Bashkimin Demokratik për Integrim.

“Përpjekjet për shitje të atij objekti, pronë e BDI e blerë nga pronari i TV Alsat, nuk kanë asnjë lidhje të vetme me ndonjë ndërtim pa leje e as me aktivitetet e prokurorisë speciale, prandaj këto kronika të vazhdueshme të Alsat M interpetohen si përpjekje të qëllimshme për ti shtrembëruar faktet dhe për ta dëmtuar BDI-në”, thuhet mes tjerave në kumtesën e lëshuar deri tek mediat nga BDI.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *