Home / Kryesoret /  BE: mbështet agjendën reformuese të Qeverisë – (VIDEO)

 BE: mbështet agjendën reformuese të Qeverisë – (VIDEO)

Mbështetje të fuqishme për agjendën reformuese e cila do t’i hap perspektivat e Republikës së Maqedonisë ndaj Evropës, ka marrë sot kryeministri Zoran Zaev prej ambasadorëve të BE-së. Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, në takimin e përbashkët është theksuar se sigurimi i institucioneve profesionale, funksionaliteti i Parlamentit dhe gjyqësia e pavarur dhe mediat, janë sferat kyçe në të cilat nevojiten reforma urgjente. Në takim janë përshëndetur politikat inkluzive dhe u dërgua mesazhi për optimizëm nga Brukseli se Qeveria e Maqedonisë do ta vendos shtetin në rrugën evropiane. Si i rëndësishëm u theksua përcaktimi që Republika e Maqedonisë të jetë vend evropian.

“Jemi të përkushtuar në definimin e agjendës afatshkurtre dhe afatmesme për prioritetet reformuese urgjente. Për këtë do të bisedoj edhe me eurokomisarin Han në Bruksel. Integrimet euroatlantike janë qëllim strategjik i Maqedonisë dhe interes i qytetarëve të Maqedonisë është të ketë institucione demokratike”, tha Zaev, transemton Televizioni Koha.

Zaev ka potencuar se në interes të qytetarëve dhe shtetit, Qeveria është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën dhe me presidentin Ivanov.

“Jemi të drejtuar edhe nga bashkëpunimi me sektorin civil dhe me të gjithë faktorët e tjerë shoqëror, pasi që vetëm së bashku mund të kontribuojmë drejt zhvillimit të Maqedonisë, ndërsa me këtë edhe të sigurojmë jetë cilësore për të gjithë qytetarët”, theksoi kryeministri, transemton Televizioni Koha.

Në takimin me ambasadorët në Qeveri në të cilën morën pjesë edhe zëvendëskryeministrat Bujar Osmani dhe Radmilla Shekerinska, Zaev i falënderoi vendet anëtare të BE-së për ndihmën dhe mbështetjen në nivel parimor dhe miqësor për zhvillimin e proceseve demokratike në vend.

Ndryshe sot, kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel sot dërgoi urim deri te kryetari i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev me rastin e zgjedhjes së tij për kryeministër dhe formimin e Qeverisë së re, informon shërbimi qeveritar për media.”Përzemërsisht u uroj për zgjedhjen tuaj për kryeministër, transemton Televizioni Koha.

Qeveria federale me vendosmëri e mbështet qëllimin e afrimit të mëtejmë të vendit tuaj pranë Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Republika Federale e Gjermanisë me kënaqësi do t’u mbështet në angazhimet tuaja. Gëzohem që personalisht do të njoftohemi në Konferencën e ardhshme për Ballkanin Perëndimor më 12 korrik në Trieste”, ka theksuar kancelarja Merkel në urimin dërguar deri te kryeministri Zaev. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *