Home / Lajme / Botë / BE në alarm nga vezët, vdes një 5-vjeçar

BE në alarm nga vezët, vdes një 5-vjeçar

BE në alarm nga vezët e importuara nga Polonia, me salmonelë. Një fëmijë 5 vjeçar ka humbur jetën në Kroaci, qindra njerëz janë helmuar në restorantet e Belgjikës.

Sipas medieve kroate, të cilat bëjnë të ditur se shumica e rasteve janë raportuar si të dyshuara me salmonelë nga vezët e importuara nga vezët e fermave polake. Infeksioni i 5-vjeçarit “Salmonella enterdiditis”, ishte gjetur edhe te katër anëtarë të familjes.

Mediet raportojnë se 12 nga 28 vende të BE-së kanë dhënë alarmin për helmimin nga salmonela. Kështu, Holanda, Franca, Gjermania, Belgjika, Danimarka, Finlanda, Britania e Madhe, Luksemburgu, Suedia, Norvegjia dhe Polonia kanë dhënë alarmin.

Sipas medieve, njerëzit ishin infektuar në restorante apo kuzhina dhe ishte e pamundur të zbuloje saktësisht se cili produkt ishte shkaktari. Sipas agjencisë polake të lajmeve PAP, Holanda dhe Belgjika njoftuan Komisionin Evropian për Cilësinë e Ushqimit se kanë gjetur vezë të infektuara nga salmonelë.

Sipas raportimit të tyre, ky është një kërcënim serioz. Të paktën 7 shtete evropiane kanë importuar vezë të tilla, të cilat janë përdorur në qindra restorante në Belgjikë.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *