Home / Lajme / Maqedoni / BEJLI MIRËPRET DIALOGUN PËR ÇËSHTJEN E EMRIT – (VIDEO)

BEJLI MIRËPRET DIALOGUN PËR ÇËSHTJEN E EMRIT – (VIDEO)

Ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli sot tha se SHBA-ja gjithmonë e ka mbështetur Maqedoninë dhe mbështesin zgjidhje të përbashkët të pranueshme për çështjen e emrit.

“Është mirë që Maqedonia ka bisedime me Greqinë dhe vendet e tjera në fqinjësi. Nuk do të flas për rezultatet, për atë do të flas vetëm me partnerët. SHBA-ja gjithmonë e ka mbështetur Maqedoninë dhe do ta mbështesin në rrugën e saj dhe aspiratat drejt BE-së dhe NATO-s”, tha Bejli, transmeton Televizioni Koha.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën për “Sfida aktuale të bashkësisë së biznesit nga sfera e rregullativës ligjore”, e organizuar prej disa odave ekonomike në kuadër të projektit të USAID-it Partneritet për rregullativë më të mirë të biznesit, Bejli tha se edhe reformat të cilat tani sillen janë shumë të rëndësishme lidhur me qeverisjen e së drejtës.

“Duhet të diskutojmë me Qeverinë e re, si dhe me anëtarët e gjithë shoqërisë dhe opozitës, për hapat të cilat do t’i ndërmarrim. Në fund të këtij procesi i kyç tërë shoqërinë dhe tërë shtetin dhe vlerësoj se do të jetë diçka për të cilën i gjithë vendi duhet të bashkohet që ta arrijë”, deklaroi Bejli. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *