Home / Lajme / Maqedoni / Benzina lirohet për 1,5, ndërsa diseli për 2,5 denarë
Petrol pump

Benzina lirohet për 1,5, ndërsa diseli për 2,5 denarë

Benzinat prej sonte në mesnatë lirohen për 1,5 denarë, ndërsa çmimi i derivateve disel ulet për 2,5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Me vendimin bëhet ulje e çmimeve të rafinuara dhe çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 6,52, gjegjësisht 4,17 për qind.

Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 është 62,5, ndërsa i EUROSUPER BS-98, 64,5 denarë për litër.

EURODISEL  (D-E-V) do të shitet për 48, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 36,5 denarë për litër.

Me vendim nga KRRE, për 1,176 denarë për kilogram ulet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të arrij 25,206 denarë për kilogram.

Si shkak për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE i theksojnë për 6,85 për qind çmimin më të ulët mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e fundit dhe për 0,94 për qind kursin më të ulët të dollarit në krahasim me denarin

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *