Home / Kryesoret / Bexheti i LR-PDSH: Lëvizja BESA hyn në kurth, nuk dijnë çka duan (FOTO)

Bexheti i LR-PDSH: Lëvizja BESA hyn në kurth, nuk dijnë çka duan (FOTO)

Anëtari i kryesisë së LR-PDSH, Flakron Bexheti i është kundërpërgjigjur Lëvizjes BESA lidhur me refuzimin e takimit të liderëve dhe taktizimeve të saj siç tha duke keqinterpretuar qëndrimet e LR-PDSH dhe liderit të saj Ziadin Sela.

 

 

“Në Tryezën e Përbashkët para ca muajsh që u ftua nga Aleanca për Shqiptarët dhe Ziadin Sela në hotel “Arka” ku Lēvizja BESA e refuzoi ftesën, Lideri Ziadin Sela para mediave tregoi ca konkluzione te takimit ku mes tjerash tha se gjithat partitë politike nënshkruese të deklaratës së përbashkët duhet të delegojnë përfaqësues të tyre dhe të formojnë grupe punuese që takimet do ti zhvillojnë në Kuvendin e RM, dhe ndër tjerash ai grup do të punonte edhe në përpilimin e ligjit të Gjuhës. Kjo ftese u refuzua nga Lëvizja BESA, duke mos deleguar asnje përfaqësues.

Sot kur duhet të takohen liderët nënshkrues te deklaratës së përbashkët Levizja BESA nuk mer pjesë në atë takim, me ca arsyetime që nuk mbajnë aspak, dhe duke ju kthyer idesë së Ziadin Seles se per këtë cështje duhet takuar grupet e partive politike në Kuvend, ndërsa e kujtojmë opinionin së Lëvizja BESA nuk tregoi gadishmëri për formën e njejte, për tu takuar në Kuvend.

P.s hyp se të vrava, zdryp se të vrava!

Bexheti më poshtë ka shpalosur edhe deklaraten e Ziadin Selës:

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *