Home / Showbiz / Beyonce tani më ka sjellë në jetë binjakë

Beyonce tani më ka sjellë në jetë binjakë

Beyonce Knowles dhe Jay Z kanë pritur në jetë binjakë – bën të ditur CNN.

Diva e muzikës pop dhe moguli i repit, të cilët u martuan në vitin 2008, janë po ashtu prindër të vajzës pesëvjeçare, Blue Ivy.

Beyonce dhe vajza Blue Ivy (Instagram)

Lajmin për shtatzëninë, këngëtarja e kishte bërë të ditur në muajin shkurt përmes një postimi në Instagram, kur njoftoi se priste binjakë.

Ndërsa qe disa ditë janë duke qarkulluar thashethemet se ajo i ka sjellë në jetë fëmijët.

Sidoqoftë, burime të CNN kanë konfirmuar të dielën për ardhjen në jetë të binjakëve. Ndërkaq, pritet edhe konfirmimi zyrtar i çiftit të famshëm.

Gjithashtu lexo

Aktorja e njohur shqiptare në gjendje të rëndë shëndetësore, shtrohet urgjent në spital (Foto)

Pas një lufte të gjatë me kancerin dhe një beteje të fituar me këtë sëmundje, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *