Home / Lajme / Maqedoni / Bisedë telefonike Cipras-Zaev

Bisedë telefonike Cipras-Zaev

 Perspektiva euro-atlantike e Maqedonisë, çështja për emrin dhe mundësitë për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale, ishin temat për të cilat përmes telefonit kanë biseduar kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras dhe kryetari i Qeverisë së Maqedonisë Zoran Zaev, kumtoi sot kabineti i kryeministrit grek.

Cipras dhe Zaev kanë shkëmbyer mendime edhe për promovimin e masave për ndërtimin e besimit midis dy vendeve dhe për situatën në rajon.

Cipras, siç informon kabineti i tij, ia uroi Zaevit marrjen e funksionit të kryeministrit dhe edhe njëherë i ka përsëritur pozitat greke në lidhje me kontestin për emrin.

Kryeministri i Maqedonisë, Zaev dje në një intervistë për RTVM me redaktorët e mediave paralajmëroi se ai dhe Qeveria e tij, drejt Greqisë dhe fqinjëve të tjerë do të zhvillojnë politikë miqësisë pa provokime dhe pret në atë të përgjigjet pozitivisht. Zaev shfaqi shpresë se Maqedonia shumë shpejt mund të bëhet anëtare e NATO-s nën referencë të përkohshme, ndërsa paralelisht të vazhdojnë negociatat me Greqinë për kontestin me emrin, me përafrimin e qëndrimeve, dërgimin e porosive të mira dhe përparimin e masave të besimit, me qëllim, siç theksoi, të krijojë ambient që Maqedonia të paktën pjesërisht të zhbllokohet.

Pritet që së shpejti të ketë edhe takim të ministrave të punëve të jashtme të të dyja vendeve, pas porosisë që e dërgoi shefi i diplomacisë greke Nikos Koxijas deri te kolegu i tij i Maqedonisë Nikolla Dimitrov për ta vizituar Athinën

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *