Home / Lajme / Maqedoni / BPRM: Të mbyllen çështjet e hapura me Bullgarinë pa u prekur interesat kombëtare

BPRM: Të mbyllen çështjet e hapura me Bullgarinë pa u prekur interesat kombëtare

Bashkimi i Përhershëm Radikal Maqedonas (BPRM) kërkon që të mbyllen të gjitha çështjet e hapura me Bullgarinë, por pa ndonjë kompromis me interesat kombëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Për BPRM-në, mbyllja e çështjeve të hapura me fqinjët paraqet një sinjal tepër pozitiv, por jo të ketë kompromis për identitetin kombëtar dhe hostorinë e Maqedonisë.

Kjo parti pret që në marrëveshjen e fqinjësisë së mirë ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë të përfshihen edhe të drejtat e maqedonasve në Bullgari.

Njiherit, BPRM-ja pyet se si u mirëprit ardhja e Toma Nikoliqit në Zebërnjak dhe Kajmakçallan, e nga ana tjetër quhet provokim ardhja e Borisovit për Ilindenin./Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *