Home / Showbiz / Brenda festës së dytë të ditëlindjes së Armina Mevlanit…

Brenda festës së dytë të ditëlindjes së Armina Mevlanit…

Keni provuar të darkoni mbi petale? Një tavolinë e transformuar në një shtrat me lule?

Kështu ka qenë darka e Armina Mevlanit me miqtë, me rastin e ditëlindjes së saj.

Kjo ditëlindje mbante në zemrën e tavolinës lulebore ngjyrë rozë të ngrohtë që luajnë rolin e një sofrabezi modern dhe unik!

Ishin vetëm 10 të ftuar në këtë darkë miqsh, nën dritën e qirinjve, me vende të shenjuar nga emri dhe një zambak Calla, që e theksonte me elegancë dimensionin intim të mbrëmjes.

Pas festës së parë të gëzueshme, Armina kishte nevojë pikërisht për këtë atmosferë elegante dhe intime në darkën me partnerin dhe miqtë e tyre të ngushtë.

Pjatat e zeza krijojnë kontrast pa zbehur asnjë element mbi tavolinë, por sakaq ndjekin temën florale me konturin e tyre, gjithçka realizuar nga Class Event i Alketa Vejsiut!

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *