Home / Kryesoret / Bujar Osmani e konfirmon: Po ka pasur bisedë mes Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit, ja çka u bisedua

Bujar Osmani e konfirmon: Po ka pasur bisedë mes Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit, ja çka u bisedua

Zv/kryeministri për Çështje Evropiane dhe zëdhënësi i BDI-së,  Bujar Osmani ka konfirmuar lajmin se ka pasur bisedime mes liderit të BDI-së Ali Ahmetit dhe atij të PDSH-së Menduh Thaçi.

Sipas tij bisedimi ka qenë telefonike dhe janë dakorduar për tu takuar ditëve në vijim.

“Takime nuk kemi pasur, por ka pas një bisede telefonike mes Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit ku edhe janë dakorduar për takim të përbashkët ditëve në vijim” tha Bujar Osmani.

I pyetur se nëse këto takime janë për hyrjen e PDSH-së në qeveri, Osmani u shpreh se nuk mund të paragjykohet se cilët do të jenë temat e bisedimeve ditëve në vijim.

Ndryshe këto ditë pritet që edhe të mësohet ndarja e kulaçit qeveritarë të eshalonit të dytë dhe tretë mes LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *