Home / Kryesoret / Bujar Osmani i anashkaluar plotësisht nga Dimitrov

Bujar Osmani i anashkaluar plotësisht nga Dimitrov

“Sputnik” ka raportuar se Maqedoni do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-së gjatë pranverës së vitit të ardhshëm

Referencën e ka dhënë sot ministri i jashtëm Nikola Dimitrov për gazetën Financial Times, ku sqaron se Maqedonia po mendon që ta përdorë referencën e përkohshme, si zgjidhje për t’u anëtarësuar në Aleancën Veri-Atlantike.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë tha se prioritet kryesor i qeverisë është zgjidhja e kontestit të emrit, të cilin po ia konteston Greqia, dhe këtë javë udhëton për Athinë në takimet e para për këtë temë.

Bashkimi Demokratik për Integrim ishte zotuar gjatë fushatës se do të jetë direkt e kyçur në bisedime për temën e emrit të shtetit.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, i cili po qëndron në Bruksel nuk dihet se sa është i përfshirë në proces. TV21 kërkoi përgjigje nga ai, se a ka pasur ndonjë kontakt mes palës shqiptare dhe asaj greke pas formimit të qeverisë, por Osmani nuk u përgjigj.

Në këtë aspekt, tentimin e parë më serioz për eliminim e dallimeve mes dy shteteve e pati kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ai vizitoi Athinën në fillim të vitit të kaluar! Por, një vit e gjysmë më vonë, ende nuk është qartësuar se a ishte kjo vizitë zyrtare, apo partiake.

Edhe pse Ahmeti në Athinë shkoi me dy zëvendëskryeministrat, Musa Xhaferi e Fatmir Besimi, shefi i atëhershëm i qeverisë Nikolla Gruevski, tha që kjo treshe për punë të shtetit nuk ishte në Greqi.

“Nuk kam ndonjë koment të veçantë. Secila parti ka të drejtë që të zhvillojë takime ndërkombëtare. BDI e kanë bërë këtë gjë edhe në të kaluarën.
-Ai është takim partiak… Ja pra, ata kanë thënë vetë se për çfarë do të bisedojnë.
Edhe zëvendësi juaj është atje!?
Po, por në cilësinë e përfaqësuesit partiak”, tha Nikolla Gruevski, Kryeministër

Zëvendëskryeministri i atëhershëm, Fatmir Besimi kishte rol më aktiv në bisedimet me palën greke.

Ai pati zhvilluar disa takime me Ministrin e Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos, por pa rezultat.

Korpusi politik shqiptar, përfshirë BDI-ja, Rilindja me Besë dhe Aleanca për Shqiptarët, në deklaratën e përbashkët vunë nënshkrimet që shqiptarët të mos jenë më “vëzhgues” të proceseve të mëdha, por partner aktiv.

Zgjidhja e çështjes së emrit, në përputhje me vlerat evropiane dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare
– Miratimi i një rezolute të përbashkët dhe detyruese në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me të cilën Qeveria e Republikës së Maqedonisë angazhohet në mënyrë aktive në drejtim të zgjidhjes së çështjes së emrit.
– Përfshirje e shqiptarëve në grupin e punës për bisedime të drejtpërdrejta me Greqinë.

Mirëpo, përveç zotimit dhe dëshirës së shprehur, asnjëra palë nuk tregon ndryshim të qasjes së shtetit ndaj këtij problemi. Kurse, ministri i jashtëm Dimitrov, për Financial Times shtoi se anëtarësimi i Maqedonisë në paktin ushtarak do ti jep qetësi dhe stabilitet Ballkanit, përfshirë këtu edhe Greqisë.

Ditë më parë, agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” ka raportuar se Maqedoni do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-së gjatë pranverës së vitit të ardhshëm.

Kjo medie duke cituar burimet e veta shkruan se “Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, planifikon ta vizitojë Shkupin kah mesi i Korrikut. Sipas “Sputnik”, qëllimi i NATO-së është që Maqedonia të pranohet në Aleancë në pranverë 2018./21Media

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *