Home / Kryesoret / BUJQIT E DËMTUAR NË PRITJE TË DËMSHPËRBLIMEVE – (VIDEO)

BUJQIT E DËMTUAR NË PRITJE TË DËMSHPËRBLIMEVE – (VIDEO)

Disa nga bujqit e rajonit të Tetovës duhet të marrin dëmshpërblime për dëmet që u shkaktoi breshëri, për vërshimet nga lumi në fshatin Poroj dhe për ngricat që i shkaktoi të ftohti para dy muajve kur u shkatërruan shumë kultura bujqësore. Pas vizitës së Ministrit të Bujqësisë Lupço Nikollovski në fshatin Poroj, ai urdhëroi njësinë rajonale në Tetovë që të evidentojnë dëmet e shkaktuara në këtë fshat.Në ndëkrohë sipas drejtuesve të kësaj  njësie deri më tash vetëm në fshatin Poroj nga vërshimet e fundit janë dëmtuar rreth 50 hektarë, ndërsa 100 bujq kanë denoncuar dëme.

 

“Në dy ditët e para ne si njësi kemi bërë verifikimin e dëmeve, e kemi parë të arsyeshme se diku janë rreth 50 hektarë të dëmtuar.Më pas janë formuar edhe dy komisione nga ana e ministrit dhe mënjëherë kemi dalur në teren dhe kanë pranuar lëndët nga palët që kanë bërë kërkesë. Deri më tash kemi arritur të kompletojmë 100 lëndë.Për sa i përket këtyre lëndëve ne për çdo ditë jemi në teren, bëjnë verifikimin e dëmit të shkaktuar në kulturat bujqësore.Dua ët nëvizoj se shumica e kulturave janë shkatërruar 100 përqind” thotë Afrim Sejrani kryeshef i njësisë rajonale të ministrisë së bujqësisë në Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Ai nënvizon se më shumë në këtë rast janë dëmtuar misri, patetet, domatet,fasulet, specat e kështu me radhë.Sipas tij, dëm është shkaktuar edhe kulturat bujqëosre edhe në dy fshatra më poshtë gjegjësisht në Trebosh dhe Pallaticë.Disa parcela krahas këtyre dy fshtrave janë dëmtuar edhe disa parcela në fshatin Xhepçisht.Nga kjo njësi sot kanë bërë thirrje që  bujqit që kanë dëme gjatë reshjeve të shiut dhe të breshërit të para disa ditëve.Megjithatë sipas njësisë rajonale të kësaj ministrie dëme  janë denoncuar vetëm në rajonin e Dërvenit.

“Nga rreshjet e breshëirt, ka patur dëme edhe në rajonin tonë, më shumë që kanë paraqitur dëme janë nga rajoni i komunës së Zhelinës, gjegjësisht fshatrat e Dërvenit.Në mbledhjen e fundit të qeverisë është vendos që edhe rajoni i Tetovës të përfshihet në rajonet që pësuan dëme gjatë breshërit të para disa ditëve.Kjo do të zgjasë deri më 30 qershor, pra edhe njëherë apelojm që nëse bujqit kanë dëme nga breshëri mund t`i paraqesin”, tha Sejrani, përcjellë Televizioni Koha.

Poashtu këtë vit dëme në bujqësi shkaktaun edhe ngricat e paar dy muajve ku shumë bujq tetovarë pësuan dëme të mëdha.

“Këto lëndë janë përfunduar dhe këtë javë do ti dërgojmë në Ministrinë e Bujqësisë raportet e kompletuara.Fillimisht do të duhet që të kalohen disa procedura derisa në fund të paguhen dëmet. Rreth 350 lëndë janë dëmtuar nga nrgricat në rajonin e Tetovës, pjesa më e madhe kultura kopshtare”, deklaroi Sejrani, transmeton Televizioni Koha.

 

 

Lidhur me pagesat, sipas informatave jozyrtare duke u bazuar edhe në pagesën e dëmshpërblimeve gjatë vërshimeve të vitit 2015, bujqit do të duhet të presin ndoshta edhe gjashtë muaj për të marrë paratë.Kjo ka qenë përvojë në të kaluarën, por nuk dihet se si do të jetë me këtë qeverinë e re, pohojnë nga njësia rajonale e Ministrisë së Bujqësisë në Tetovë. /Tv Koha/

 

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *