Home / Kryesoret / BULLGARIA PRO ANËTARËZIMIT TË MAQEDONISË NË NATO – (VIDEO)

BULLGARIA PRO ANËTARËZIMIT TË MAQEDONISË NË NATO – (VIDEO)

Ne jemi për Maqedoni të bashkuar dhe për anëtarësimin e saj në NATO dhe BE, theksoi kryeministri bullgar Bojko Borisov pas takimit të sotëm në Sofje me kryetarin e Qeverisë së Maqedonisë Zoran Zaev.Borisov theksoi se Maqedonia në mënyrë të brendshme-politike është stabilizuar dhe se ka shans historik për të bërë që qytetarët e saj të ndjehen më mirë.

 

 

“Rruga drejt BE-së dhe NATO-s kalon nëpër një stabilitet të brendshëm-politik. I respektoj njerëzit të cilët i qëndrojnë fjalës”, tha Borisov, duke sqaruar se natën e 27 prillit gjatë trazirave në Kuvendin e Maqedonisë në një bisedë telefonike Zaev i ka thënë se nëse bëhet kryeministër do ta vizitojë Sofjen dhe këtë tani po e realizon, transmeton Televizioni Koha.

Borisov theksoi edhe se është shumë e rëndësishme të ketë lidhje infrastrukturore midis dy vendeve. Premtoi se do të punojë me Greqinë që të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura.Kryeministri i Maqedonisë Zaev theksoi se Bullgaria si fqinji i parë dëshiron t’i ndihmojë Maqedonisë që të integrohet në NATO dhe BE.

“Përvoja e Bullgarisë është shumë e dobishme për europerspektivat tona. Duam t’i fillojmë negociatat me BE-në dhe gjithashtu të bëhemi anëtar të NATO-s. Bullgaria mike do të na del në ndihmë në këtë rrugë.Janë dakorduar edhe hapa tjera për bashkëpunim. Është paraparë që nga një rrugë në Shkup dhe në Sofje t’i mbajnë emrat e ish-presidentëve të Bullgarisë Zhelu Zhelev dhe të Maqedonisë Boris Trajkovski. Kjo është shprehje e respektit dhe e miqësisë së madhe, theksoi Zaev, transmeton Televizioni Koha.

 

 

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *